Ministri Hasani priti ambasadorin austriak GernotPfandler

Prishtinë | 10 Tet 2017 | 17:01 | Nga

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, priti në takim njoftues ambasadorin e akredituar në Kosovë, GernotPfandler, të shoqëruar nga EvaElisbeth MICHLITS, sekretare e parë Konzulle pranë Ambasadës austriake në Prishtinë si dhe Vjosa Huruglica, udhëheqëse e zyrës së Odës Ekonomike Austriake në Kosovë.

Ambasadori austriak Pfandlere uroi ministrin Hasani për marrjen e detyrës së re në krye të MTI-së, me ç’rast e njoftoi ministrin Hasani me bashkëpunimin që shteti austriak ka pas në të kaluarën me shtetin e Kosovës në fushat që kanë të bëjnë me Ekonomi, si dhe vazhdimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen, ku ministri Hasani shprehu falënderimin e tij dhe të ministrisë që drejton për ndihmën e shtetit Austriak në shtet-ndërtimin e Republikës së Kosovës në përgjithësi e në zhvillimin ekonomik në veçanti.

Më tej, Ministri Bajram Hasani kërkoi nga ambasadori mbështetje që shteti Austriak të jetë prezent me investitorë në fusha të ndryshme të ekonomisë, pasi që institucionet e reja të Republikës së Kosovës po bëjnë të pamundurën që të krijojnë klimë të favorshme për këta investitorë, duke e ditur rëndësinë e tyre në zhvillimin ekonomik të vendit dhe mundësinë e ecjes së Kosovës krahas vendeve tjera në regjion dhe synimit për hapat drejt Bashkimit Evropian.

Të ngjashme