Ministri i jashtëm malazez: Puna e Demarkacionit është e kryer

Prishtinë | 26 Sht 2017 | 11:34 | Nga

Ka përfunduar takimi mes shefave të diplomacive të Kosovës dhe Malit të Zi, Behgjet Pacolli dhe Sërxhan Darmanoviq.

Padyshim se në këtë takim nuk kishte si të mos diskutohet për temën “e nxehtë” mes këtyre dy vendeve fqinje, Demarkacionin.

Darmanoviq është shprehur se Demarkacioni është një punë tashmë e përfunduar, njofton Klan Kosova.

“Unë besoj se institucionet kosovare do të marrin vendimin për ratifikimin e marrëveshjes së kufirit, duke u bazuar në atë se kufijtë që kanë ekzistuar në ish Republikën Federative të Jugosllavisë janë vërtetuar nga dy komisionet tona dhe një komision ndërkombëtae. Siç kam deklaruar më herët, Demarkacioni mes dy vendeve është punë e kryer”, ka thënë Dermanoviq.

Gjatë qëndrimit në Podgoricë, Pacolli do të takohet edhe me zëvendëskryeministrin njëherit ministër i Drejtësisë, Zoran Pazhin, kryeparlamentarin Ivan Brajoviq, presidentin Filip Vujanoviq si dhe drejtues të partive politike shqiptare.

Të ngjashme