Ministri Lluka njofton FMN-në me prioritetet e MZhE-së

Prishtinë | 06 Tet 2017 | 14:02 | Nga

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën me qëllim ruajtjes së stabilitetit financiar dhe krijimi i kushteve për rritje të qëndrueshme, kanë deklaruar përfaqësues të FMN-së gjatë takimit që zhvilluan sot me Ministrin i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka.

Delegacioni i FMN-së në përbërje të Jacques Miniane, Shef i deritashëm i FMN-së për Kosovë, Stephanie Eble, Shefe e re e Misionit të FMN-së për Kosovë, Ruud Vermeulen, Përfaqësues Rezident për Kosovë dhe Brooks Weiss nga Departamenti për Çështje Fiskale (FMN), u interesuan për zhvillimet aktuale ekonomike në vend dhe orientimet e MZHE-së.

Ministri Lluka njoftoi përfaqësuesit e FMN-së, me prioritetet e tij gjatë këtij mandati, specifikisht për sektorët e energjisë, minierave dhe teknologjia e informacionit, duke theksuar se projektet në këta sektorë do të kenë një dinamikë të përshpejtuar të realizimit, përcjell EkonomiaOnline.

Ministri gjithashtu u fokusua ne planin e tij për të rritur performancën e Ndërmarrjeve Publike, të cilat janë shpenzuese të konsiderueshme të buxhetit.

Ndër të tjera premtoi që nuk do të qëndrojë indiferent karshi problemeve të ndërmarrjeve.

Përfaqësuesit e FMN-së potencuan bashkëpunimin e mirë që kanë me Qeverinë e Kosovës dhe resorët ministrore, të bindur se ky bashkëpunim do të vazhdojë më tutje me qëllim të nxitjes së zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme