Ministri Reçica priti sot përfaqësuesit e BSPK-së

Prishtinë | 14 Nën 2017 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Reçica priti sot në një takim kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, z. Avni Ajdini, me dy nënkryetarët e saj.

Gjatë këtij takimi ministri Reçica dhe kryetari i BSPK-së z. Ajdini u dakorduan për bashkëpunim dhe ngritje të temave me interes për qytetarët dhe punëtorët në veçanti.

Tema me interes të përbashkët u konstatuan Ligji i Punës, Ligji i pensioneve kontributdhënëse, Ligji i Sigurimeve Shëndetësore etj.
Z. Ajdini falënderoi ministrin Reçica për mikpritjen dhe bashkëpunimin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme