Ministri Reçica takon ambasadorin e Italisë në Kosovë

Prishtinë | 04 Tet 2017 | 18:07 | Nga

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica, priti në një takim ambasadorin e Italisë në Kosovë Piero Cristoforo Sardi. Ministri Reçica e njoftoi Sardi për gjendjen në ministri dhe veprimit që do të ndërmerr lidhur me planin e tij qeverisës.

Gjithashtu, Ministri Reçica siguroi Sardi se MPMS do të jetë e përkushtuar në zbatimin e obligimeve të marra nga komuniteti ndërkombëtar e në veçanti zbatimin e agjendës Evropiane, përcjell EkonomiaOnline.

Ambasadori Sardi e uroi Ministrin për punën e tij dhe e siguroi se edhe ambasada Italiane dhe vet shteti Italian do të bashkëpunojnë ngusht me Kosovën, me qëllim të përmirësimit të kushteve socio-ekonomike dhe zhvillimin e mëtejmë të shtetit të Kosovës.

Në fund, Ministri Reçica dhe Ambasadori Sardi u dakorduan që të intensifikohen takimet dhe të bashkëpunohet edhe më tej në fushat të cilat MPMS ka nevojë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme