Ministri Rikalo dhe Ambasadori amerikan Delawie vizituan fermerët e Junikut

Junik | 19 Pri 2018 | 15:42 | Nga

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo bashkë me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë, Greg Delawie dhe Ambasadorin e Hungarisë, László Markusz kanë vizituar fermerët e Komunës së Junikut, me ç` rast kanë parë për së afërmi investimet  e bëra në këtë komunë nga MBPZHR-ja dhe USAID-i.

Me këtë rast, ministri i MBPZHR-së, Nenad Rikalo, vlerësoi se projektet e përbashkëta të ministrisë me USAID-in kanë dhënë rezultate të mira dhe shfaqi gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm, në veçanti në investimet për zgjerimin e veprimtarive bujqësore në vend.

Ministri Rikalo falënderoi ambasadorin amerikan për mbështetjen që Qeveria e SHBA-ve i ka dhëne Kosovës në të gjitha fushat, e me fokus të veçantë në bujqësi dhe zhvillim rural. Po ashtu, ai shprehu falënderim edhe për mbështetjen e shtetit hungarez për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë.

Ndryshe, me investimet e bëra në komunën e Junikut, MBPZHR- ja dhe USAID-i përmes granteve investive kanë arritur që të ngrisin sisteme intensive të kultivimit të kulturës së qershisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme