Ministria e Inovacionit kompleton stafin, nuk dihet sa buxhet do të ketë

Prishtinë | 25 Sht 2017 | 12:31 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë në Kosovë, Ruairí O’Connell.

Ministri pas takimit tha se ka marrë mbështetje nga ambasadori O’Connell  në realizimin e planeve të saj, raporton Ekonomia Online.

Sipas ministrit Beqaj,  prioriteti i kësaj ministrie do të jetë promovimi i inovacionit në Kosovë jo vetëm në teknologji, por edhe në biznese të vogla dhe te mesme.

Ai ka thënë se puna e kësaj ministrie fillon intensivisht sot. Sipas tij, stafi i kësaj ministrie tashmë është kompletuar ndonëse nuk ka dhënë ndonjë shifër se sa buxhet do të ketë ministria e re.

Të ngjashme