Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka përshëndetur deklaratën e komisionarit Johannes Hahn në Athinë, ku theksoi se “përmbushja e reformave dhe rezultatet konkrete shpejtojnë integrimin e vendeve te Ballkanit Perëndimor”.
Kosova është e gatshme që të kryejë detyrat e saj për të avancuar drejt integrimit në BE, ka theksuar Ministrja Hoxha, presim nga BE-ja që të rikonfirmojë perspektivën evropiane të shtetit tonë.
Postimi i plotë i ministres Hoxha:
Mirëpres deklaratën në Athinë të Komisionarit Hahn, për planin e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. Kosova është e gatshme që të kryejë detyrat e saj për të avancuar drejt integrimit në BE. Presim nga BE-ja që të rikonfirmojë perspektivën evropiane të shtetit tonë.
Komisionari Hahn e bëri të qartë se shtetet që kanë probleme të pazgjidhura me fqinjët nuk mund të bëhen pjesë e BE-së.