Ministrja Hoxha në Mitrovicë: E ardhmja u takon grave!

Prishtinë | 11 Gus 2018 | 15:53 | Nga

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mbajti një takim me vijuesit e programit të Teknologjisë informative të Girls Coding Kosova në Mitrovicë, program i përkrahur nga Ambasada e ShBA-së në Kosovë dhe klubi #codingbeach, ku dha mesazhin se e ardhmja u takon grave.

Në takim, Ministrja Hoxha theksoi se “Gratë, në botën e teknologjisë informative kanë krijuar vlera të cilat shkojnë krahas me ato të burrave edhe i tejkalojnë.”

Ja postimi i plotë i Ministres Hoxha në rrjetin social:

“Mitrovica ishte vend takimi me Girls Coding Kosova, program i veçantë për teknologjinë informative, i përkrahur nga Ambasada e ShBA-së në Kosovë dhe klubi #codingbeach.
Pasi i urova të pranishmit për Ditën Botërore të Rinisë, theksova rëndësinë e proceseve që po kalon vendi. Gratë, në botën e teknologjisë informative kanë krijuar vlera të cilat shkojnë krahas me ato të burrave edhe i tejkalojnë.
Pjesëmarrësve ju urova sukses dhe përmbylla fjalën time me mesazhin se e ardhmja, u takon grave! #FutureIsGirl”

Të ngjashme