Ministrja Hoxha: Urgjentisht të ndriçohet sulmi ndaj Arbana Xharrës

Prishtinë | 13 Maj 2017 | 09:37 | Nga

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka reaguar ndaj sulmit fizik kundrejt Arbana Xharres.

Sipas saj, sulmi i tmerrshëm ka sjellë tronditje të thellë.

Ministrja Hoxha ka kërkuar urgjentisht të hetojnë rastin.

Shkrimi i plotë i Hoxhës:

Sulmi i tmerrshëm kundër Arbana Xharrës, na solli tronditje të thellë. E pabesueshme se si mund të shndërrohet mos durimi dhe dhuna verbale në dhunë brutale fizike kundër nënës, bashkëshortes, gazetares, aktivistes dhe humanistes së shquar. I uroj Arbanës sinqerisht shërim të shpejt.

Sulmi merr përmasa tmerruese pas atakimit të vazhdueshëm, pas përcaktimit të qartë të saj dhe orientimit politik, të deklaruara me guxim dhe bindje. Urgjent pres nga organet e rendit, ta ndriçojnë rastin dhe kryesit e këtij akti jonjerëzor, të marrin dënimin e merituar.

Po ashtu, urgjent duhet të ndalet dhuna verbale në medie dhe në rrjetet sociale ndaj kujtdo që mendon ndryshe, duke mos cenuar në asnjë rast lirinë e askujt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme