Ministrja Reshitaj takoi përfaqësuesin e UNDP-së për Kosovë

Prishtinë | 24 Tet 2017 | 16:31 | Nga

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj, priti në takim përfaqësuesin e UNDP-së për Kosovë, Andrew Russell, me të cilin biseduan për gjendjen e mjedisit në Kosovë, prioritetet dhe projektet e përbashkëta.

Reduktimi i ndotjes se ajrit, menaxhimi i mbeturinave, krijimi i zonave te gjelbra, dekontaminimi i lumenjve, trajtimi i ujërave të zeza, mbrojtja e monumenteve të trashëgimisë kulturore, fuqizimi i inspektoratit, janë disa nga prioritetet e ministres Reshitaj, për realizimin e të cilave ajo kërkoi mbështetje nga përfaqësuesi i UNDP-së.

Nga ana tjetër Andrew Russell, duke uruar ministren Reshitaj për detyrën e re, vlerësoi punën që po bënë ministrja në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe planifikimit hapësinor, dhe u shpreh i gatshëm që të përkrahë projektet e përbashkëta në të ardhmen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme