Mitchell në Beograd: Kosova duhet ta ketë ushtrinë

Prishtinë | 14 Mar 2018 | 14:09 | Nga

Ndihmësi i sekretarit të shtetit amerikan, Wes Mitchell, gjatë vizitë në Beograd, ka bërë të qartë qëndrimin amerikan në lidhje me krijimin e ushtrinë e Kosovës.

Pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, Mitchell ka deklaruar se krijimi i ushtrisë është e drejtë e Kosovës dhe askush nuk ka të drejtë ta ndalë këtë proces.

“Kosova ka të drejtë që të formojë forcat që do të merren me sigurinë dhe në të cilat do të përfshiheshin edhe serbët e Kosovës. Askush nuk ka të drejtë t’ia ndaloj Kosovës zhvillimin e një strukture të tillë”, ka thënë Mitchell në Serbi.

Mitchell theksoi se përkrahja për krijimin e ushtrisë lidhet me ndryshimet kushtetuese, e cila ka qenë edhe temë në mes të tij dhe presidentit serb.

Zyrtari i lartë amerikan me këtë rast u bëri kërkesë Serbisë, njëlloj siç bëri në Kosovë, që të respektohen marrëveshjet e Brukselit.

Ndërkohë, pas takimit me zyrtarin amerikan edhe Vuçiq dha disa indikacione për trajtim të temave që në Serbi quhen ‘të rënda’, e për të cilat Vuçiq u kritikua nga Vuk Jeremiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme