MKRS-ja investon 106 mijë euro në tri projekte kapitale në Gjilan

Prishtinë | 26 Kor 2017 | 11:50 | Nga

Në kuadër të investimeve kapitale në fushën e kulturës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot tri memorandume bashkëpunimi me Komunën e Gjilanit.

Memorandumet e nënshkruara kanë për qëllim mbështetjen financiare për realizimin e projekteve “Renovimi i Sallës së Shtëpisë së Kulturës në Llashticë” në vlerë prej 26 mijë euro, “Renovimi i Sallës së Shtëpisë së Kulturës në Zhegër” në vlerë prej 50 mijë euro dhe “Renovimi i Sallës së Shtëpisë së Kulturës në Përlepnicë” në vlerë prej 30 mijë euro.

Ministri Kujtim Shala tha se këto investimeqë po bën MKRS-ja, realizohen me qëllim të përmbushjes së politikave të planifikuara të Qeverisë, për krijimin dhe përmirësimin e kushteve dhe hapësirave për artistët dhe njerëzit që merren me kulturë.

Ndërkaq, kryetari i Gjilanit, Lufti Haziri, shprehu falënderim për ministrin Shala dhe MKRS-në për përkrahjen e dhënë Komunës së Gjilanit,duke ua mundësuar të interesuarve për kulturë të kenë hapësirate nevojshme për të kryer aktivitete të shumta në fushën e kulturës.

Të ngjashme