MMPH-ja përfiton 3 mln euro për mbrojtjen e mjedisit

Prishtinë | 12 Kor 2017 | 12:30 | Nga

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë ka marrë konfirmimin që Agjencia Federale Amerikane MCC –Millennium Challenge Corporation (Korporata për Sfidat e Mijëvjeçarit) në kuadër të programit “Threshold”, për Kosovën, ka përfshirë edhe sektorin e mbrojtjes së mjedisit.

Më konkretisht në kuadër të komponentës “Qeverisja Transparente dhe Përgjegjëse”, është përfshirë projekti i propozuar nga MMPH për “Mbledhjen e të dhënave mjedisore” në vlerë prej 3 milion dollarë.

“Projekti ka për objektiv të mbështesë Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, konkretisht Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës në përmirësimin e sistemit të monitorimit të ajrit dhe ujit, përpunimin e të dhënave dhe ofrimin e këtyre të dhënave në kohë reale përmes sistemit online.” Ka thënë mes tjerash ministri Shala.

Programi “Threshold”, do të fillojë së zbatuari në vjeshtën e këtij vitit dhe do të vazhdojë edhe për dy vitet e ardhshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme