Mogherini flet me Thaçin për ngjarjet e fundit në Kosovë

Prishtinë | 18 Jan 2017 | 12:08 | Nga

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka kontaktuar presidentin Hashim Thaçi për t’u njoftuar rreth ngjarjeve të fundit të krijuara nga treni serb i nisur për në veri të Kosovës.

Gazeta “Koha Ditore” ka kontaktuar me Maja Kocijançiç, zëdhënëse e Mogherinit, për ta pyetur atë nëse ka kontaktuar edhe kryeministrin Isa Mustafa. Kocijançiç ka konfirmuar vetëm bisedën e Mogherinit me Thaçin.

“Si pjesë e kontakteve të vazhdueshme me Kosovën dhe Serbinë për zhvillimet e fundit, përfaqësuesja e lartë, Federica Mogherini mbrëmë ka kontaktuar me presidentin Thaçi”, është përgjigjur Kocijançiç në pyetjen e “Kohës Ditore”.

“Ajo ka përmendur rëndësinë e qetësimit të situatës dhe nevojës për të vazhduar dialogun për nevojat e njerëzve. Ajo ka shprehur mirënjohjen për lidershipin e presidentit dhe angazhimin e autoriteteve të Kosovës për vazhdimin e dialogut përkundër vështirësive të fundit”, thuhet në përgjigjen e Kocijançiçit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme