Molliqaj e dorëzon listën e Vetëvendosjes në KQZ

Prishtinë | 19 Maj 2017 | 23:58 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sekretari i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, i ka dorëzuar në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) listën me 110 deputetë të këtij subjekti, i cili garon i vetëm në zgjedhjet e 11 qershorit.

“Listat i dorëzuam. Gjithçka është në rregull”, tha Molliqaj, raporton Ekonomia Online.

Ai ka konfirmuar se kandidat është dhe kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti, sikurse dhe ai vetë.

Ai i ka quajtur shpifje disa raportime se Albin Kurti, i cili i prin listës për deputetë dhe është i nominuar për kryeministër, e ka lëshuar mbledhjen i pakënaqur me kandidimin e Ahmetit.

Molliqaj e ka shfrytëzuar edhe këtë rast të kritikojë partitë e tjera.

“Këto koalicione janë bërë bashkë shkaku se janë të korruptuar dhe e kanë ditur që nuk fitojnë të vetme”, u shpreh ai.

Sekretari i VV-së ka konfirmuar, po ashtu, se në listë janë katër aktivistët e tyre të akuzuar për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit. Ai tha se aktakuza është në Gjykatën e Apelit dhe përsëriti qëndrimin e Vetëvendosjes se aktakuza është e konstruktuar. “Pres që secili prej tyre të bëhet deputet”, deklaroi ai.

Foto: Ekonomia Online

Të ngjashme