Molliqaj: Muri rrënohet e treni zmbrapset me Vetëvendosjen në pushtet

Prishtinë | 14 Jan 2017 | 15:03 | Nga

Sekretari i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje për rrënimin e murit në Mitrovicën e Veriut dhe mos lejimin e trenit të hyjë në Kosovë.

Zgjidhjen e këtyre çështjeve dhe zhvillimin e Kosovës Molliqaj e sheh përmes ardhjes në pushtet te Vetëvendosjes.

Më poshtë është statusi i plotë i tij.

”Koalicioni PDK-LDK, Kosovës ia dhuroi murin dhe trenin ilegal në veri i cili mban mbishkrimin “Kosova është Serbi”, ndërsa vetës i dhurojnë pasuri dhe luks.
Kosova duhet ta rrënojë murin dhe ta kthejë prapa trenin. Për ta bërë këtë, ne duhet ta rrënojmë këtë pushtet.
Kosova ka nevojë për zhvillim dhe mirëqenie. Për ta arritur këtë, Kosovës i duhet qeverisja e re e udhëhequr nga Lëvizja VETËVENDOSJE!” shkruan Molliqaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme