Mos ngrisni kauzë mbi një rast tragjik

Prishtinë | 15 Nën 2016 | 22:06 | Nga

Kryeministri Isa Mustafa ka deklaruar se kauzat e rrejshme politike janë duke rrezikuar që ta lënë Kosovën pa liberalizim të vizave, ndërsa – duke iu referuar Vetëvendosjes dhe rastit të vdekjes në burg të aktivistit të saj Astrit Deharit – ka kërkuar që mos të ndërtohet edhe një kauzë politike për një rast tragjik.

Këto komente, Mustafa i ka bërë në profilin e tij në Facebook.

“Ajo që të gjithë neve na nevojitet, është ballafaqimi me të vërtetën. E vërteta nuk përcaktohet me akuza e zhurmë dhe ngulfatje të opinionit, por me fakte shkencore e profesionale”.

“Nuk kemi nevojë të bëhemi avokat të të keqes, por avokat të së vërtetës”.

“Kauza e rrejshme politike, po rrezikon të na lë pa liberalizim të vizave, sepse gënjeshtrat po e mundin të vërtetën!”

“Mos ta ndërtojmë edhe një kauzë politike për një rast tragjik; të presim që institucionet që janë të autorizuara me ligj ta thonë fjalën e tyre”.

“Atyre që u ngutet mund të kenë arsyet e tyre, por institucionet shtetërore duhet të punojnë me themel, të jenë të sakta e transparente, ta thonë të vërtetën dhe ta marrin përgjegjësinë për të gjeturat e tyre”, ka shkruar Mustafa.

Vetëvenbdosje, përmes mbledhjes së nënshkrimeve, ka tentuar të martën që ta thërrasë një seancë të jashtëzakonshme, për të diskutuar në Kuvendin e Kosovës lidhur me rastin e Astrit Deharit. Ndërkohë që nisma e parë i ka dështuar, ajo është duke provuar sërish që t’i sigurojë nënshkrimet e nevojshme (40) për ta mbajtur një seancë të tillë. / Politiko.net

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme