Mosnjohja nga pesëshja e BE-së, pengesë për Kosovën

Prishtinë | 10 Nën 2017 | 08:08 | Nga

Kosova nuk përbën interes trajtimi në politikat publike evropiane kur është fjala për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Për shkak të mosnjohjes nga pesë shtetet e BE-së, Kosova, në një hulumtim të publikuar është lënë jashtë parashikimit se kur mund t’i arrijë kriteret për t’u anëtarësuar në BE, shkruan sot Koha Ditore.

Tobias Böhmelta nga Universiteti i Essex-it në Britani të Madhe dhe Tina Freyburg nga Universiteti St Gallen në Zvicër kanë nxjerrë hulumtimin me titull “Parashikimi i përputhshmërisë së vendeve kandidate me rregullat e anëtarësimit në BE, 2017-50”.

Ai është publikuar edhe në Gazetën e Politikave Publike Evropiane (06/2017). Kosova nuk është përfshirë në studim për shkak të, siç thuhet, “mosnjohjes nga pesë vendet e BE-së, si dhe në mungesë të të dhënave të pritshme”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme