MPB fton qytetarët për raportim të korrupsionit

Prishtinë | 06 Dhj 2017 | 14:22 | Nga

Në kuadër të“Javës Kundër Korrupsionit 2017”, e cila do të zgjasëderi më 9 dhjetor, kur edhe do të shënohet “Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit”.

Kjo javë ka për qëllim sensibilizimin e publikut dhe aktorëve në luftën kundër korrupsionit dhe  me këtë qëllim kësaj fushate i ështëbashkëngjitur edhe Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës.

Ministria e Punëve të Brendshme përmes mekanizmit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufijve, fton të gjithë qytetarët që përmes qendrëssëthirrjeve pa pagesë tëthërrasinnë numrin 080050095 sms 50095 dhe e-mail adresa: [email protected] për raportim të rasteve të dyshimta, aktiviteteve kontrabanduese dhe dukurive korruptive.

MPB po ashtu fton të gjithëqytetarët të lajmërojnë për çdo vërejtje që kanë në punën e autoriteteve kufitare për kontrollin e kufirit; çdo lloj aktiviteti joligjor që ndodhë në  brendi të territorit të Republikës së Kosovës apo edhe informata për planifikimin e aktiviteteve joligjore në vende tjera e që parashikohen të barten në Kosovë.

Në kuadër të kësaj jave MPB përmes QKMK-së, inkurajon të gjithë qytetarët që të rrisin nivelin e bashkëpunimit duke u garantuar besueshmërinë e informatës dhe ruajtjen e informacionit. Të gjitha materialet (incizimet, bisedat, etj) QKMK i trajton në përputhje me Ligjin Nr. 03/ L-172 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme