MPJ dënon aktin e plagosjes së avokatit Azem Vllasi

Prishtinë | 13 Mar 2017 | 17:59 | Nga

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e dënon sulmin me armë ndaj avokatit Azem Vllasi në mëngjesin e ditës së sotme.

“MPJ shpreh solidarizimin e thellë me avokatin Vllasi, familjen e tij dhe të gjithë të afërmit që janë prekur nga kjo ngjarje e papranueshme dhe e shëmtuar për një shoqëri demokratike sikurse kjo që po angazhohemi ta ndërtojmë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Ministria fton të gjitha institucionet e rendit që t’i sjellin para përgjegjësisë personat e përfshirë dhe i uron shërim të shpejt z. Vllasi, i cili në muajt e fundit ka qenë i angazhuar si këshilltar i jashtëm për një sërë çështjesh të karakterit rajonal.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme