Musliu kundër Abrashit: Demarkacioni s’është kusht për ushtrinë

Prishtinë | 11 Shk 2017 | 14:00 | Nga

Deklarata e ministrit të Punës dhe mirëqenies Sociale, Arban Abrashi se për formimin e Ushtrisë së Kosovës është kusht që të kalohet demarkacioni, ka nxitur reagime nga anëtarët e komisionit përgjegjës për FSK-në.

Nënkryetarja e parë e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, Ganimete Musliu ka deklaruar se vija kufitare me Malin e Zi nuk ka qenë asnjëherë “peng” për formimin e ushtrisë.

Andaj, Musliu u ka bërë thirrje të gjithë ministrave që të mos “përzihen” në ide të tilla sepse nuk ju bën nder as atyre as Qeveris dhe as Kosovës”.

“Jo, demarkacioni me Malin e Zi as nuk ka qenë kusht as nuk është kusht dhe as nuk duhet të jetë kusht! Ju bëjë thirrje ministrave kush do qoftëshin të kursehen nga plasimi i ideve të tilla sepse nuk ju bëjnë nder as atyre e as Qeveris dhe as shtetit të Kosovës”, ka thënë ajo.

Ndryshe, kujtojmë se  ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka deklaruar se shënimi i vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është kusht edhe për formimin e Ushtrisë së Kosovës. Në emisionin “Imazh” të RTK, ai ka deklaruar se ky kusht u është përmendur zyrtarëve të shtetit të Kosovës nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian. Madje, ai thotë se NATO-ja nuk dëshiron që një shtet fqinj mos ta ketë të definuar kufirin me fqinjët tjerë. (Indeksonline)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme