Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, është përfshirë në akuzat e ashpra mes zyrtarëve të PDK-së e Vetëvendosjes, që kanë shpërthyer kohët e fundit në rrjetet sociale.
Musliu ka reaguar ndaj deputetit të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i cili sot në Kuvend kërkoi nga PDK-ja ta propozojë një kandidat tjetër për kryetar të Kuvendit, e jo Kadri Veselin.
“Je shumë i vogël, bashkë me banditët e tjerë të vegjël me na përcaktu neve udhëheqësit tanë. Nuk ka mujt Serbia me na diktu e po mundet rrugaqësia e juaj të na diktojë agjendën e institucioneve tona”, ka shkruar mes tjera Musliu, në profilin e saj në Facebook.
Statusi i plotë i deputetes Musliu:
Glauk Konjufcës po i duket vetja si Zeusi në tokë, për të përcaktuar vullnetin e qytetarëve, të drejtën kushtetuese se kush duhet të zgjedhet kryetar i Kuvendit dhe për të përcaktuar fatet e njerëzve. Glauk ti dhe banda jote kriminale Vetëvendosje e mollotoviqëve mund t’i bëni këto lojëra me të tjerët dhe Isa Mustafën që e keni shti nen kthetra, por je shumë i vogël bashk me banditët tjere të vegjël me na përcaktu neve udhëheqësit tanë. Nuk ka mujt Serbia me na diktu e po mundet rrugaqësia e juaj të na diktoj agjendën e institucioneve tona.