Mustafa beson se Kushtetuesja do të vendosë pozitivisht për Trepçën

Prishtinë | 19 Tet 2016 | 13:09 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se është e drejtë e çdo grupi parlamentar që të adresojë çështjet në Gjykatën Kushtetuese, por beson se organi më i lartë i drejtësisë në Kosovë do të vendosë pozitivisht për Ligjin e Trepçës.

Gjykata Kushtetuese të martën ka nisur shqyrtimin e lëndës për Trepçën, ndërsa ekzekutivi ka dërguar përgjigjet e saj, duke kërkuar në të njëjtën kohë edhe masën e përkohshme ndaj likuidimit të aseteve të saj

Deputetë të Listës Serbe në Kushtetuese kanë deleguar edhe Ligjin për Investime Strategjike, për të cilin thonë se konteston edhe pronësinë e Kishës Ortodokse në Kosovë, por Mustafa beson se Trepça nuk do të rrezikohet asgjë nga ky proces.

“Unë besoj se asgjë nuk rrezikojmë me Trepçën. Është e drejtë e çdo grupi parlamentar që ta adresojnë në Gjykatën Kushtetuese sepse është organi më i lartë i kësaj fushe në Republikën e Kosovës. Besojmë që Gjykata Kushtetuese në mënyrë meritore do të shqyrtojë kërkesën e këtij grupi parlamentar dhe të vendosë”, ka thënë Mustafa në Konventën e parë të industrisë së drurit në Kosovë.

“Ne si qeveri kemi kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të pezullojë të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me Trepçën në mënyrë që në asnjë rast të mos rrezikohet Trepça në këtë proces. Unë besoj që nuk do të rrezikohet asgjë, gjithçka do të shkojë në mënyrë normale. Ligji për Trepçën është një ligj i avancuar dhe një ligj që do të ofrojë perspektivë për Trepçën”, ka shtuar ai.

Të ngjashme