Mustafa – Bidenit: Kosova është shtëpia juaj

Prishtinë | 17 Gus 2016 | 15:11 | Nga

Kryeministri i Republikës, Isa Mustafa gjatë ceremonisë të emërimit të rrugës së djalit të zv/presidentit Joi Biden, Boi, ka folur disa fjalë të mëdha për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Rruga që po e promovojmë sot do ta kthejë shpesh vëmendjen e familjes tuaj nga Kosova. Nuk keni nevojë për ftesë në Kosovë sepse ju tashmë e keni shtëpinë tuaj, Zoti e bekoftë familjen Biden, popullin amerikan dhe SHBA-të dhe popullin e saj”, ka thënë Mustafa.

“Jam i nderuar që ju drejtohem nga kjo pjesë e rrugës e cila lidh dy qytete të mëdha të Kosovës, Ferziaj dhe Gjilanin. Kjo rrugë do të forcojë lidhjet mes shteteve tona. Djali juaj në këtë mënyrë bëhet i Kosovës. E meritoj të jetë engjëll mbrojtës i Kosovarë për shkak të gatishmërisë së tij për t’ia krijuar sistemin e drejtësisë një populli të sunduar padrejtësiht. Për shkak të karakterit të tij luftarak. Bou nuk mund të ishte ndryshe, pos një djalë i mrekullueshëm. Populli i Kosovës admiron karakterin tuja, mbi dhimbjen për të shkuara përpara për të ardhmen e SHBA-së dhe globit tonë. I nderuar zv.presidenti, SHBA-të janë partneri jonë kryesor strategjik i vendit tonë. Partnerit mes dy vendeve tona është natyral. Ne SHBA-në e shohim si miqësi të përhershëm , ashtu siç thoshte edhe dr. Ibrahim Rugova. I nderuar Biden, SHBA-të kanë shpëtuar Kosovën, po mbështesin në shtet nderimin e saj”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se kemi shumë punë për të arritur këtë objektiv, por populli i Kosovës do t’i kapërcejë këto pengesa.

“Populli i Kosovës i beson përkushtimi të SHBA-së për mbështetjen e vendit tonë, për luftën kundër korrupsionit, parandalimin e terrorizimit, për forcimin e demokracisë së saj. Rruga që po e promovojmë sot do ta ktheje shpesh vëmendjen e familjes tuaj nga Kosova. Nuk keni nevojë për ftesë në Kosovë sepse ju tashmë e keni shtëpinë tuaj, Zoti e bekoftë familjen Biden, popullin amerikan dhe SHBA-të dhe popullin e saj”, ka thënë Mustafa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme