Mustafa me deputetë të LDK-së arrijnë në sallën e Kuvendit

Prishtinë | 10 Maj 2017 | 10:12 | Nga

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa së bashkime deputetët e LDK-së është futur në sallën e Kuvendit ku pritet të fillojë seanca në të cilën do të ndodh mocioni ndaj Qeverisë, raporton Ekonomia Online.

Bashkë me të janë edhe ministrat e LDK-së si, ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ministri i Punës, Arban Abrashi.

Mocioni i mosbesimit për Qeverinë “Mustafa” pritet të votohet në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Mocioni me 42 nënshkrime i iniciuar nga Nisma për Kosovën ishte dërguar në Kryesinë e Kuvendit gjatë javës së shkuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme