Mustafa: Fletarrestet e lëshuara nga Serbia, politike dhe tendencioze

Prishtinë | 10 Jan 2017 | 11:59 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Isa Mustafa, tha se ndalesa e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Francë, me një fletarrest të lëshuar nga Serbia është krejtësisht politike, dhe e paligjshme.

Këto komente kryeministri i vendit i bëri gjatë seancës së jashtëzakonshme që po mbahet për Haradinajn.

Mustafa tha se fletarrestet serbe janë plotësisht të paligjshme, të padrejta dhe tendencioze dhe se nuk kanë bazë juridike, raporton Ekonomia Online.

“Të shpreh shqetësimin dhe papajtueshmërinë për procedurat që janë duke u zhvilluar dhe është ndaluar nga autoritetet franceze me një flet arrest të motivuar nga Serbia. Fletarrestet serbe janë të paligjshme dhe me tendenca për të krijuar tensione politike dhe konflikte dhe për t’i dëmtuar interesat e rajonit dhe më gjerë”, ka thënë Mustafa.

Ai tha se ka besim të plotë në institucionet franceze dhe se Haradinaj do të kthehet shumë shpejt në Kosovë, duke u lutur që raste të tilla të mos ndodhin më.

“Përfaqësuesit e Kosovës kanë transmetuar autoriteteve franceze se Kosova ka institucionet e veta, ka juridiksion të plotë dhe flet arrestet e Serbisë janë të pa baza. Nuk shohim asnjë arsye që Haradinaj të mbahet ende me një flet arrest të motivuar mbi baza politike”, ka thënë Mustafa.

Të ngjashme