Mustafa i përgjigjet Haradinajt, mos prit 10 ditë nëse i ke votat

Prishtinë | 11 Gus 2017 | 12:13 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, ka komentuar deklaratat e kandidatit për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, që Qeveria do të formohet brenda 10 ditësh, raporton Ekonomia Online.

Sipas Mustafës, institucionet do të duhej të themeloheshin edhe më herët.

“Në Kuvend duhet të zbatohen procedurat ashtu siç janë zbatuar gjithmonë dhe s’kemi arsye që të bëjmë kapërcime. Nëse Ramushi flet për 10 ditë, unë nuk kam arsye që të flas edhe për 10 ditë të tjera… Institucionet duhet të bëhen sa më shpejt, por duke respektuar të gjitha procedurat ligjore dhe kushtetuese”, tha Mustafa, i pyetur pas mbledhjes së Qeverisë.

“Është dashur që të themelohen edhe më herët, jo për dhjetë ditë. Është dashur të themelohen këto institucione. Duhet që çdonjëri ta bëjë punën e vet. A ka vota a s’ka, pastaj do të shihet në Kuvend”.

Mustafa nuk pret që kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, do ta braktisë koalicionin LAA.  “Besoj që z.Pacolli i përmbahet marrëveshjes që kemi arritur”.

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka paralajmëruar se “nuk do të bëhet pengesë për daljen e Kosovës nga kriza politike”.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se partia e tij, interesin e Kosovës dhe të qytetarëve e kanë në rend të parë, duke bërë thirrje që të mos vazhdohet me bllokim sidomos nga LDK-ja dhe VV-ja.

Pacolli ka përmendur, me këtë rast, një afat prej 10 ditësh për krijimin e institucioneve.

Lexo më shumë:

Të ngjashme