Mustafa i uron suksese Sebastian Kurzit në zgjedhjet austriake

Prishtinë | 10 Tet 2017 | 14:41 | Nga

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i ka uruar suksese Partisë Popullore Austriake, të udhëhequr nga Sebastian Kurz, në zgjedhjet e 15 tetorit.

LDK-ja dhe OVP-ja austriake janë anëtare të Partive Popullore Evropiane.

Duke u nisur nga kjo, si dhe fitorja e fundit e CDU-së në Gjermani, Mustafa ka shprehur bindjen se partitë e qendrës së djathtë në kuadër të EPP-së, do të fitojnë në të gjitha vendet evropiane, duke mundësuar perspektivë zhvillimore dhe integrime të gjithanshme.

“Lidhja Demokratike e Kosovës i uron sukses Partisë Popullore Austriake (ÖVP), të udhëhequr nga Sebastian Kurz, në zgjedhjet e 15 tetorit në Austri. Partitë e qendrës së djathtë në kuadër të EPP-së, me programet, vizionin dhe lidershipet që ofrojnë do të fitojnë në të gjitha vendet evropiane, duke mundësuar perspektivë zhvillimore dhe integrime të gjithanshme evropiane. Suksese Sebastian Kurz”, shkruan Mustafa në Facebook, raporton Koha.net.

Ndërkaq, kryetari i OVP-së në Austri, Sebastian Kurz, i cili është pretendenti kryesor për të fituar zgjedhjet në Austri duke udhëhequr në sondazhe para partive tjera, ka postuar në Facebook një video, me deklaratat e Isa Mustafës dhe Lulzim Bashës nga PD e Shqipërisë në përkrahje të tij.

Unterstützung aus dem Westbalkan.

Die Sicherheit und Stabilität am Westbalkan sind aufgrund der unmittelbaren Nähe unser ureigenstes Interesse. Habe die Region als Außenminister oft besucht & mich immer für den Westbalkan eingesetzt. Deshalb konnten wir durch enge Zusammenarbeit auch die Westbalkanroute schließen.

Posted by Sebastian Kurz on Tuesday, October 10, 2017

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme