Mustafa ia dorëzon sot postin e kryeministrit Haradinajt

Prishtinë | 11 Sht 2017 | 08:13 | Nga

Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, pritet që sot në mesditë t’ia dorëzojë postin Ramush Haradinajt.

Kështu të paktën ka paralajmëruar në facebook, këshilltair i Haradinajt dhe kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi, i cili ka përmendur që pranim dorzimi do të ndodhë në orën 11:30.

Haradinaj është zgjedhur kryeministër me 61 vota gati tre muaj pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

Kjo qeveri numëron gjithsej 21 ministri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme