Mustafa: Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në integrimin e BE-së

Prishtinë | 20 Shk 2017 | 15:42 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka thënë se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian (BE).

Këto komente ai i ka bërë në Samitin e dyditorë të komisioneve parlamentare për politikë të jashtme të shteteve të Evropës, që po mbahet në Prishtinë, në të cilin po marrin pjesë përfaqësues të institucioneve vendore dhe përfaqësues të Parlamentit Evropian, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se janë të përkushtuar në transformimin e FSK-së në ushtri dhe se këtë do ta bëjnë në përputhje me standardet ndërkombëtare, raporton Ekonomia Online.

“Në planin e integrimeve atlantike ku kemi marrë edhe konfirmimin nga NATO dhe kemi marrë dritën e gjelbër për bashkëpunim mes FSK-së dhe NATO-s. FSK-ja shumë shpejt do të jetë ushtri me standarde ndërkombëtare”, ka thënë Mustafa.

Ai ka folur edhe për përkushtimin e qeverisë në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Ai ka përmendur shifrat e kosovarëve që u janë bashkuar konflikteve në Siri e Irak, duke shtuar se prej me shumë se një viti asnjë kosovar nuk ka shkuar atje.

Aktualisht ka thënë se llogaritet që rreth 50 kosovarë gjenden në Siri dhe Irak.

“Lufta e cila po e sfidojmë edhe ne është me luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Pastaj edhe migrimi në vendet e BE-së vazhdon të jetë sfidë. Rreth 300 qytetarë nga Kosova të cilët kanë frekuentuar vendet aziatikë ku kanë qenë si luftëtarë ose si familjarë të atyre që kanë qenë pjesë e konflikteve të armatosura. Aktualisht llogariten që rreth 50 kosovarë gjenden në Siri ose në Irak”, ka shtuar kryeministri Mustafa.

Kreu i qeverisë ka folur edhe për fluksin e qytetarëve që u larguan nga Kosova nëpërmes rrugëve ilegale para dy vjetësh. E gjithë kjo sipas tij, është bërë pasi që Serbia ka hapur një korridor.

Emigrimi sipas tij tanimë është ndaluar dhe se ai është vetëm një problem simbolik.

Të ngjashme