Mustafa: Kosova do të përfitojë miliona nga kodi telefonik +383

Prishtinë | 15 Dhj 2016 | 11:44 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka uruar qytetarët e vendit që nga sot janë bërë zyrtarisht me kodin e tyre telefonik +383.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se nga ky kod Kosova do të fitoj ekonomikisht miliona.

Lexoni postimin e plotë të Mustafës në Facebook:

Sot, Republikës së Kosovës i është alokuar kodi telefonik ndërkombëtar +383. Kosova ka shënuar një arritje të madhe duke bërë një hap të rëndësishëm në kompletimin e elementeve të shtetësisë.

Ndarja e kodit telefonik ndërkombëtar e forcon sovranitetin dhe subjektivitetin e shtetit. Përfitimet ekonomike të Republikës së Kosovës do të jenë milionëshe. Urime!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme