Mustafa: Lirimi i pronave të uzurpuara në veri, dëshmi që ligji po funksionon

Prishtinë | 07 Pri 2017 | 14:11 | Nga Albulena Avdiu

Kryeministri Isa Mustafa tha se fakti që pronat e uzurpuar në veri janë liruar, tregon se ligji po funksionon njëjtë në tërë territorin e Kosovës.

Këto komente kryeministri i bëri gjatë vizitës që i bëri Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) duke thënë se kanë ardhur këtu për të pasur një pasqyrë të aseteve që mund t’i përdorin për investime strategjike, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se përmes Ligjit për Investime Strategjike, do të nxisin zhvillimin ekonomik.

“Ne kemi biseduar me kryetarin e bordit për nevojën që ne të kemi një pasqyrë mbi asetet që ne posedojmë që këto ti shfrytëzojmë mbi bazën e Ligjit për Investime Strategjike. Dua të ju përgëzoj për punën sepse roli i AKP-së vazhdon të jetë i rëndësishëm, sepse ju menaxhoni asetet shumë të vlefshme të Kosovës.

“Ju përgëzoj edhe për mbushjen e detyrimeve ndaj punëtorëve. E pamë edhe evidencën për lirimin e pronave të uzurpuara dhe që këto veprime kanë dhënë rezultate shumë të mëdha sepse njerëzit me këtë e kanë pa që këtu po funksionon ligji. Vet fakti që pronat e uzurpuara janë liruar në veri do të thotë që ligji po funksionon njëjtë në tërë territorin e Kosovës”, tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme