Mustafa: Me PDK-në nuk kemi biseduar për zgjedhje të parakohshme

Prishtinë | 18 Pri 2017 | 12:33 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka thënë se nuk kanë biseduar me PDK-në për zgjedhjet e parakohshme. Ndërsa tha se Demarkacioni me Malin e Zi mbetet çështje e partnerëve të koalicionit.

Ai kërtkoi edhe njëherë nga deputetët e kuvendit që të votojnë Demarkacionin në mënyrë që të ndodhë liberalizimi i vizave.

“Ne me PDK-në nuk kemi biseduar për çështje të koalicionit, por sigurisht se vendimi i tillë flet për një përgjegjësi të Kuvendit ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe pastaj ai Kuvend duhet ta rishqyrtojë vendimin e vet. Por unë shpresoj se deputetët do ta marrin këtë përgjegjësi, do t’i nxjerrin qytetarët nga izolimi, do të kemi përkrahjen e BE-së që të liberalizohen vizat dhe t’u krijojmë kushte edhe qytetarëve edhe bizneseve që ata të qarkullojnë ashtu si qarkullojnë të gjithë qytetarët e tjerë evropianë sepse kemi mbetur vendi i vetëm i izoluar dhr nuk ka arsye që të vazhdojmë si të tillë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se në momentin kur do t’i kenë prezentë deputetët edhe ata të Listës Serbe do ta procedojnë me një marrëveshje paraprake me partnerin e koalicionit me PDK-në, raporton Ekonomia Online.

“Është përgjegjësi e deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ata të vendosin se a janë në gjendje që t’i nxjerrin nga izolimi qytetarët e vet”, ka thënë Mustafa.

Këto komente kryeministri Mustafa i ka bërë në fillimin e punimeve për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Veternik, e cila do të jetë rruga e parë në Kosovë me 8 korsi në të dy drejtime.

Të ngjashme