Mustafa: Norvegjia partner i rëndësishëm i Kosovës

Prishtinë | 14 Shk 2017 | 17:05 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Borge Brende, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve si dhe zhvillimet në Kosovë dhe rajon.

Duke e falënderuar për përkrahjen e madhe të Norvegjisë, kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e Kosovës për zgjerimin e bashkëpunimit në shumë fusha, me theks të veçantë në ekonomi.

“Kosova ofron kushte të shumë ta favorshme për investitorët norvegjezë të cilët mund të shfrytëzojnë edhe Ligjin për Investime Strategjike, që tashmë ka hyrë në fuqi, që të jenë sa më prezentë me investimet e tyre shumë të mirëpritura në Kosovë”, tha kryeministri, duke shtuar se Norvegjia ka qenë dhe mbetet partner i rëndësishëm i Kosovës.

Më tej, kryeministri Mustafa e ka njoftuar për proceset tjera në Kosovë, për rrugën euroatlantike të Kosovës si dhe për zhvillimet në rajon dhe më gjerë.

Në këtë kontekst, kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e subjektivitet ndërkombëtar, për proceset evropiane, si dhe avancimin e marrëdhënieve të mira me të gjitha shtetet fqinje.

Ministri i Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Borge Brende, shprehu përkrahjen e mëtejme të Norvegjisë për Kosovën, në shumë fusha.

Duke vlerësuar progresin e arritur deri më tani në Kosovë, ministri Brende, shprehu vullnetin e Norvegjisë për fuqizimin e bashkëpunimit dhe të shkëmbimeve ndërmjet dy shteteve.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë në fushën e drejtësisë, ekonomisë, në fushën e barazisë gjinore si dhe në fusha të tjera.

ZKP-002 ZKP-001

Të ngjashme