Mustafa: Nuk ka koalicionin me PDK-në, me të tjerët vlerësojmë pas certifikimit të rezultateve

Prishtinë | 19 Qer 2017 | 23:21 | Nga

Kryetari i LDK-së, njëherësh kryeministër në detyrë, Isa Mustafa, përmes një postimi në facebook, ka konfirmuar dhe një herë qëndrimin e LDK-së sa i përket koalicionit me PDK-në.

“LDK është parti e cila nuk vepron as sipas kushtezimeve dhe as sipas shantazheve individuale. As me kutin e propozimeve dhe projeksioneve ad hoc. Qëndrimi i LDK-së është publik se nuk ka koalicion me PDK-në dhe me koalicionin ku është PDK. Me tjerët vlerësojmë pas certifikimit të rezultateve, por gjithnjë sipas interesit të votuesve të LDK-së”, shkruan Mustafa.

Sipas Mustafës, pavarësisht deklaratave të individëve, të gjithë e kanë të qartë qëndrimin e organeve të LDK-së.

“Fushatën e kaluam dhe jam i bindur se, pavarësisht deklaratave të individëve për t’u protagonizuar para opinionit, të gjithë e kanë të qartë qëndrimin e organeve dhe strukturave të LDK-së, të cilat janë të vetmet që vendosin për këto çështje”, ka shkruar Mustafa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme