Mustafa: Partitë e tjera po i frikësohen rritjes së LDK-së

Prishtinë | 22 Pri 2017 | 14:53 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se partitë e tjera po ia kanë frikën rritjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, prandaj edhe po i kërkojnë zgjedhjet e parakohshme.

Kryeministri këto deklarime i ka bërë në Deçan, ku LDK-ja pati ceremoninë e 27 vjetorit të themelimit të degës së saj në këtë komunë.

Mustafa pohoi edhe se përkundër që Deçani qeveriset nga një tjetër parti, investimet nga qendra nuk kanë munguar pasi LDK-ja është parti që mendon dhe punon vetëm për interesat e qytetarëve, transmeton Klan Kosova.

“Deçani meriton të qeveriset nga LDK dhe ky është synim ynë”, tha Mustafa, duke shtuar se “kur ta kremtojmë 28 vjetorin e themelimit do ta kemi Deçanin nën përgjegjësinë dhe qeverisjen tonë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme