Mustafa: Profesionalizmi i ushtarëve tanë bëri të pashmangshme disfatën e ushtrisë serbe

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 14:39 | Nga

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se beteja triumfale e Koshares, e zhvilluar 19 vjet më parë, shënon fitoren më të madhe në betejë të hapur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbi forcat e armikut.

“Uniteti dhe profesionalizmi i ushtarakëve tanë, e bëri të pashmangshme disfatën e ushtrisë dhe paramilitarëve të Serbisë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Tutje ka shkruar se 9 vjet më vonë, pikërisht më 9 prill 2008, u miratua edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, që sublimon vlerat më të larta demokratike, për të cilat luftuan dhe dhanë jetën burra të mëdhenj të kombit, si Agim Ramadani, Sali Çekaj, Abaz Thaçi, Xhemajl Fetahu, e shumë pjesëmarrës të tjerë të Betejës heroike të Koshares.

“Zoti e Bekoftë Republikën e Kosovës dhe heronjtë e saj!”, ka përfunduar Mustafa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme