Mustafa shpreson që Gjykata Speciale mund ta zbardhë vrasjen e Xhemajl Mustafës

Prishtinë | 23 Nën 2017 | 13:58 | Nga

Për 17 vjetorin e vrasjes së Xhemail Mustafës në fshatin Gllamnik të Podujevës bënë homazhe strukturat udhëheqëse të LDK-së, njofton Klan Kosova.

Mes tyre ishte Isa Mustafa, Arban Abrashi, Besa Gaxherri, Ismet Beqiri dhe Mirjeta Kalludra.

Ata vendosën lule te varri i Mustafës, ndërsa Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se nuk është bërë shumë për zbardhjen e vrasjes se Xhemail Mustafës, dhe se ata gjithmonë kanë kërkuar që kjo vrasje të zbardhet.

Mustafa tha se ka shpresa që Gjykata Speciale mund t’i zbardhë këto vrasje, por se ata nuk duhet t’i mbajnë shpresat vetëm tek ta, por edhe tek vendorët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme