Mustafa: Sulmi ndaj Arbanës akt i ulët, kryerësit para drejtësisë

Prishtinë | 13 Maj 2017 | 09:30 | Nga

Kryeministri në largim, Isa Mustafa ka dënuar sulmin e mbrëmshëm ndaj isha-gazetares Arbana Xharra, anëtares më të re të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Sulmi mbi Arbana Xharrën është akt i ulët dhe i turpshëm. Kryerësit duhet të sillen para drejtësisë”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.

Xharra është rrahur mbrëmë brutalisht nga persona akoma të panjohur, pas kthimit nga një intervistë që pati në njërin nga televizionet në Shqipëri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme