Mustafa takim me kryetarë degësh, nuk flasin për demarkacionin (Foto)

Prishtinë | 14 Tet 2016 | 17:00 | Nga

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, dhe njëherit kryeministër i vendit, ka mbajtur një takim me kryetarë degësh në njërin  prej restoranteve në qendër të Prishtinës.

Sipas një burimi në këtë takim u bisedua rreth zgjedhjeve për kryetare të Forumit të Gruas së LDK-së.

Në takim janë përmendur disa emra për kryetare të Forumit të Gruas së LDK-së, por burimi nuk i ka bërë publik.

I pyetur nëse është biseduar për çështjet aktuale siç është demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, ky burim është përgjigjur shkurt.

“Jo nuk është përmend kjo temë”, ka thënë ai.

isa-mustafa isa-mustafa1 isa-mustafa2

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme