Mustafa uron besimtarët ortodoksë të Kosovës për Krishtlindje

Prishtinë | 07 Jan 2017 | 12:25 | Nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse, ka uruar besimtarët dhe klerin ortodoks në Republikën e Kosovës.

Duke përcjell urimet më të sinqerta në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeministri Mustafa, ka shprehur dëshirën që kjo festë të forcojë edhe më tutje vlerat e paqes, dashurisë ndërnjerëzore, humanizmit dhe solidaritetit.

“Urimet më të sinqerta për besimtarët ortodoksë dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse”, thuhet në urimin e kryeministri Mustafa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme