Mustafa uron homologun holandez Rutte për fitoren në zgjedhje

Prishtinë | 16 Mar 2017 | 11:21 | Nga

Kryeministri Isa Mustafa e ka uruar kryeministrin aktual të Holandës, Mark Rutte për fitoren në zgjedhje.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Holandës.

Kryeministri Rutte në krye të Partisë Popullore për Liri dhe Demokraci, i ka fituar zgjedhjet në Holandë kundrejt Partisë për Liri të udhëhequr nga Geert Wilders, i cili pati paralajmëruar zbatim të politikave populliste anti-emigrantëve dhe në fusha të tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme