Ndërpritet debati për Qeverinë Haradinaj, pritet seancë tjetër të martën

Prishtinë | 10 Sht 2017 | 13:16 | Nga

Është ndërprerë seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës e cila u mbajt me kërkesë të partive opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lëvizjes Vetëvendosje dhe
Alternativës për të diskutuar mbi “parimet programore të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021”, prezantuar në seancën e djeshme.

Deri tek ndërprerja e saj erdhi pas kërkesës së opozitës që të mblidhjet edhe një herë Kryesia për të caktuar seancën tjetër të marten në orën 10:00.

Në këtë seancë nuk morën pjesë deputetët e koalicionit PANA, me përjashtim të Milaim Zekës nga Nisma për Kosovën.

Të ngjashme