Ndryshimi i liderit çoi PDK-në në balotazh

Prishtinë | 07 Dhj 2016 | 08:38 | Nga

Dështimi në zgjedhjet e parakohshme në Drenas i adresohet Kadri Veselit në betejën e tij të parë elektorale në krye të PDK-së. Sipas njohësve të çështjeve politike, ndryshimet “kadrovike” në PDK kanë ndikuar edhe në rezultatin e zgjedhjeve në “bastionin e PDK-së” në Drenicë.

Ndërrimi i liderit në Partinë Demokratike të Kosovës i ka sjellë pasoja të mëdha këtij subjekti politik në organizim dhe reflektim në popullatë. Madje, dështimi në zgjedhjet e parakohshme në Drenas i adresohet Kadri Veselit në betejën e tij të parë elektorale.

Kështu së paku kanë deklaruar njohësit e çështjeve politike, të cilët kanë thënë se ndryshimet “kadrovike” në PDK kanë ndikuar edhe në rezultatin e zgjedhjeve në të ashtuquajturin “bastioni i PDK-së” në Drenicë.

Ata më tej kanë vlerësuar se Veseli ka dështuar që ta riformojë këtë parti dhe se ai nuk duhet ta imitojë ish-liderin e PDK-së, Hashim Thaçin.

E megjithatë, analistët politikë mendojnë se presidenti i tanishëm, ish-lider i partisë më të madhe Hashim Thaçi, kishte bërë po aq gabime sa ka edhe tani në këtë parti.

Mirëpo, të kontaktuar nga gazeta “Zëri” përfaqësues të këtij subjekti nuk kanë pranuar të flasin rreth kësaj çështjeje. Ata shkurt kanë thënë se nuk mund ta komentojnë një gjë të tillë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme