Në Colmar, qindra shqiptarë me flamuj në mbështetje të Haradinajt

Colmar | 07 Jan 2017 | 15:05 | Nga

Qindra shqiptarë që jetojnë në Francë, Zvicër, Gjermani dhe vende të tjera të Evropës janë mbledhur në një protestë para gjykatës së qytetit Colmar të Francës, aty ku u mor vendimi për paraburgimin e Haradinajt, i cili u arrestua gjatë kësaj jave nën akuzën e Serbisë së kishte kryer krime gjatë luftës.

Protesta është organizuar nga shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Francë, të përkrahur edhe nga Shoqata “Lëvizja”. Organizatorët u kanë bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që ndodhen në Francë, Zvicër, Gjermani dhe vende të tjera të Evropës, që të shtunën në mesditë të marrin pjesë masivisht në protestën në përkrahje të Ramush Haradinajt, i arrestuar këtë javë nga autoritetet francezë të drejtësisë.

Qëllimi i protestës është kërkesa për lirimin sa më të shpejtë të Haradinajt dhe hedhjen poshtë të të gjitha urdhër-arresteve që datojnë nga regjimi i Millosheviqit. Protesta në Colmar të Francës u mbajt në “9 Avenue Raymond Pincare”, Colmar.

Image may contain: one or more people, crowd and outdoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme