Në Ditën Ndërkombëtare të të Rinjve kërkohet liberalizimi i vizave

Prishtinë | 12 Gus 2017 | 11:08 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve, Ministra e Kulturës, Rinis dhe Sporteve (MKRS), ka organizuar konferencën “Ndërtimi i Paqes për të Rinj, raporton Ekonomia Online.

Labinot Berisha, zyrtar i lartë MKRS, tha se kjo ditë shënohet në mbarë botën që nga viti 1999. Ai shtoi se për këtë vit OKB-ja e ka përcaktuar moton e kësaj dite “Ndërtimi i paqes me të rinj”.

Xhevat Bajrami, Drejtor i Departamentit të Rinisë në MKRS,  tha se departamenti që ai përfaqëson në çdo kohë kërkon dhe ngrit çështjen e pabarazisë së të rinjve në Kosovë me ata të Bashkimit Evropina (BE).

Ai tha se të rinjtë nga Kosova nuk janë të barabartë me ata të BE-së, duke përmendur liberalizimin e vizave si pengesë.

“Kosova asetin kryesor e ka rininë dhe promotori i zhvillimit të vendit. Departamenti jonë vetëm këtë vit ka financuar 200 organizata joqeveritare. Ne dëshirojmë të jemi në një agjendë të përbashkët me BE mirëpo të rinjtë e Kosovës nuk janë të barabartë me bashkëmoshataret e tyre dhe ne vazhdimisht e kemi ngritur këtë çështje, pra që të rinjtë tanë të jenë të barabartë”, tha ai, raporton EO.

Ndërsa Iana Minochikina, vullnetare në UN në Kosovë, tha se të rinjtë në Kosovë përballen me sfida të ndryshme siç është papunësia duke i përfshin të gjithë pa dallim etnie apo race.

“Nuk e kisha konsideruar Kosovën si njërin nga vendet e Ballkanit, por tërë territorin e Ballkanit unë e quaj shtëpi. Unë punoj në UN në grupin e vullnetarët ku bëjmë promovimin e të rinjve. Herën e parë kur kam ardhur në Kosovë në 2013 dhe kam qenë e impresionuar nga idetë inovative të të rinjve këtu. Kur kam ardhur këtu kam pasur frik për të ballafaquar shumë stereotipe dhe jam qenë e befasuar sepse të rinjtë këtu i thyejnë stereotipat”, tha ajo.

“Të rinjtë në Kosovë ballafaqohen me shumë probleme si papunësia dhe kjo i përket të gjithëve pa dallim etnie apo raste dhe shumë shpesh janë zgjedhjet ato që rrjedhin prej të rinjve dhe janë tradicionalist të njohur si të rinjtë që bëjnë sherre dhe jam shumë e lutur që shoh që sjellja e njerëzve ka ndryshuar dhe më vjen mirë që zëri i tyre dëgjohet sot”, raporton EO.

Në kuadër të këtij aktivitetit janë ndarë edhe katër certifikatat zyrtare për mentor vullnetar. Ky është viti i parë që ndahen këto certifikata.

Lexo më shumë:

Të ngjashme