Në Drenas deri në ora 17 votuan 33.04% e qytetarëve

Drenas | 11 Qer 2017 | 17:59 | Nga

Në Komunën e Drenasit është duke vazhduar votimi dhe nuk është raportuar asnjë incident deri më tani.

Në 28 qendra të votimit sa ka Komuna e Drenasit, sipas të dhënave që ka Shtabi Zgjedhor i Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Drenas deri në ora 17:00, kanë votuar 33.04 për qind, apo 17 mijë e 474 votues.

Situata përgjithësisht është e qetë dhe nuk është evidentuar asnjë incident. PDK-ja fton të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar deri në mbylljen e qendrave të vendvotimit”, thuhet në njoftimin e PDK-së dega në Gjilan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme