Në Pejë manipulime me fletëvotime

Pejë | 11 Qer 2017 | 15:14 | Nga

Në shkollën “Asdreni” në Pejë, një vëzhgues ka pasur në çantën e tij disa fletëvotime të mbushura, që anojnë kah një parti politike.

Ai këto fletëvotime ka tentuar t’ju japë disa qytetarëve, të cilët i njihte e që duhej thjesht t’i fusnin në kuti të votimit, raporton Klan Kosova.

Rasti është lajmëruar menjëherë dhe është raportuar në polici dhe prokurori.

Sipas zëdhënësit të policisë, Xhevat Ibraj, vëzhguesi është duke u intervistuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme