Në zgjedhjet e fundit u dhanë 888 premtime nga kandidatët për kryetarë komunash

Prishtinë | 14 Shk 2018 | 11:46 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, 26 kandidatë për kryetarë të komunave kanë dhënë 888 premtime në fusha të ndryshme, raporton Ekonomia Online.

Kështu u bë e ditur në një konferencë për media nga instituti GAP, i cili ka grumbulluar premtimet nga fushtata e zgjedhjeve të fundit. Përfaqësues të institutit thanë se në disa komuna nuk kanë mundur të marrin premtimet, disa shqiptare dhe disa serbe, pasi nuk kanë marrë pjesë në debate dhe nuk kanë pasur programe zgjedhore.

Bekim Salihu, hulumtues në GAP, tha se kryetarët e komunave kanë dhënë premtime në 10 fusha të ndryshme. Sipas tij në fushën e infrastrukturës janë dhënë 333 premtime, në arsim126 premtime dhe në fushat publike janë dhënë 100 premtime.

Komunat që kanë dhënë më shumti premtime sipas GAP-it, janë Prishtina, Gjakova dhe Vitia.

“Premtimet që kanë dhënë kryetarët e komunave u përkasin fushave të ndryshme, si infrastrukturë, shëndetësi, arsim etj. Janë 888 premtime që kanë dhënë 26 kandidatë për kryetar, fusha me më së shumti premtime është infrastruktura me 333 premtime, arsimi me 126 premtime dhe fushën e shërbimeve publike me 100 premtime. Komunat me më së shumti premtime janë Prishtina, Gjakova dhe Vitia”, ka thënë Salihu. Te fusha e arsimit kemi të bëjmë me trajtimin e mësimdhënësve, zgjerimin e hapësirave shkollore”, tha Salihu.

Në zgjedhjet e fundit janë dhënë më shumë premtime krahasuar me zgjedhjet paraprake.

“Në mandatin e kaluar janë dhënë 548 premtime. Prej tyre 283 premtime janë përmbushur plotësisht”, ka shtuar Salihu.

Drejtori i hulumtimeve në GAP, Jeton Mehmeti, ka thënë se disa nga kandidatët nuk kanë pasur programe zgjedhore dhe nuk kanë marrë pjesë në debate dhe për ta nuk kanë pasur mundësi t’i marrin premtimet e tyre.

“Gjatë fushatës zgjedhore instituti GAP ka grumbulluar të gjitha premtimet e kandidatëve. Disa nga kandidatët nuk kanë pasur programe zgjedhore dhe nuk kanë marrë pjesë në debate dhe për ta nuk kemi mundur të marrim premtimet e tyre. Për secilin premtim kemi evidencën se kur dhe ku janë dhënë premtimet”, tha Mehmeti.

Të gjitha premtimet e kryetarëve të komunave gjenden në platformën e Institutit GAP.

Të ngjashme